Llojet e lëkurës dhe si të kujdesemi për të

skin-type

Llojet e lëkurës dhe si të kujdesemi për të

Sot do të flasim për llojet e lëkurës
Janë katër tipe lëkurash. Ato janë të përcaktuara gjenetikisht.
Ju mund të keni dëgjuar për tipe të tjera si e ndjeshme, mature, e dehidratuar, por ato janë më tepër gjendje e lëkurës sesa tipe të përcaktuar gjenetikisht.
1. Lëkura normale.
Tipi më me fat 🤗. E njohur si lëkura jo problematike, lëkura normale ka një balancë të mirë të yndyrës dhe ujit dhe synimi kryesor është ta mirëmbajmë. Zona T (ballë, hundë, mjekër) ndonjëherë mund të yndyrosen pak, por gjithsesi yndyra dhe hidratimi janë në balancë dhe nuk ndihen asnjëherë shumë të yndyrshme ose shumë të thata.
Lëkura normale ka pore fine, qarkullim të mirë të gjakut, teksturë të butë, ngjyrë rozë të lehtë e transparente. Nuk ka akne e as skuqje.
2. Lëkura e yndyrshme
Ky tip lëkure prodhon shumë yndyrë. Poret janë të mëdha e të dukshme. Lëkura ka prirje për akne për shkak të bashkimit të yndyrës dhe qelizave të vdekura që bllokojnë poret.
🙈Fakt interesant: lëkura e yndyrshme mund të jetë një shenjë e lëkure shumë të dehidratuar. Shmangni larësit agresivë sepse e thajnë shumë lëkurën dhe nxisin me shumë prodhimin e yndyrës. Nxitësit kryesor të mbiprodhimit të yndyrës janë: gjenetika, ndryshimet hormonale, medikamentet, stresi, produktet kozmetike komedogjenike.
3. Lëkura e përzier ose mikse
Ky tip lëkure karakterizohet nga zona T me yndyrë të shtuar, pore të dukshme dhe faqe normale ose të thata deri në të irrituara. Nëse nuk e dini, ky është tipi më i zakonshëm i lëkurës në botë.
Pjesa e yndyrshme shkaktohet nga mbiprodhimi i sebumit. Pjesa e thatë nga mungesa e sebumit dhe deficenca e lipideve. Qëllimi është ta mbajmë në balancë ujin dhe yndyrën. Mos përdorni produkte agresive që mund të nxisin prodhimin e yndyrës ose dehidratimin dhe tharjen si rezultat.
4.Lëkura e thatë
Është një lëkurë që prodhon më pak yndyrë se normalja. Mungesa yndyrës do të thotë mungesë e lipideve që ndihmojnë në mbajtjen e lagështise dhe ndërtimin e një barriere mbrojtëse nga ndikuesit e jashtëm. Lagështia e lëkurës varet nga mbajtja e ujit në shtresat e thella të lëkurës dhe djersitja.
Lëkura e thatë është e ndjeshme, irritohet lehtë. Shmangni produktet me fragranca ose ngjyrues.

Share this post

Comments (2)

  • A WordPress Commenter Reply

    Hi, this is a comment.
    To get started with moderating, editing, and deleting comments, please visit the Comments screen in the dashboard.
    Commenter avatars come from Gravatar.

    May 13, 2020 at 7:44 am
  • A WordPress Commenter Reply

    Hi, this is a comment.
    To get started with moderating, editing, and deleting comments, please visit the Comments screen in the dashboard.
    Commenter avatars come from Gravatar.

    March 21, 2021 at 7:35 pm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *